Ministri i Jashtëm italian Fratini viziton Tiranën në 12 prill
Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini do të vizitojë Tiranën në datën 12 prill. Në vizitën e tij në Tiranë diplomati italian do të takohet në orën 10:30 me zv.kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Ilir Meta dhe më pas të dy diplomatët do të japin një konferencë për shtyp. Zv.kryeministri Meta dhe ministri i jashtëm Frattini do të nënshkruajnë protokollin e bashkëpunimit dhe zhvillimit. Gjithashtu ministri i jashtëm italian do të takohet me kryeministrin Sali Berisha dhe me presidentin Bamir Topi.