E Diel, 1 Nëntor 2026

Policët dhe hajdutët e xhepave / Udhëtim me urban, përse xhepistët nuk kanë frikë

Arrestimi i dy agjentëve të policisë kriminale të Tiranës, të cilët ndihmonin hajdutët e xhepave në autobusë, ka sjell edhe reagimin e qytetarëve, të cilët në disa raste kanë rënë preh e vjedhjeve në urbanët e linjave të kryeqytetit. Ata pohojnë se arrestimi i policëve është një hap pozitiv por, sipas tyre ata nuk janë të vetmit që ndihmojnë hajdutët.
Kështu një hetim i SHKB ka bërë të mundur arrestimin e kryeinspektor Preng Frokut, me detyrë Ndihmës Specialist ne Seksionin Kundër Krimeve ndaj Pronës në Komisariatin e Policisë Nr 3 dhe inspektor Besnik Preni, Ndihmës Specialist në Seksionin Kundër Krimeve ndaj Pronës në Komisariatin e Policisë Nr 3, të cilët merrinin një pjesë të parave që hajdutët e xhepave kishin vjedhur gjatë gjithë ditës .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›