Itali, vriten me armë dy shqiptarë

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur sot në Itali ndërsa viktima janë të paktën dy emigrantë shqiptarë. Kasem Memaj, 32 vjeç, dhe Gazmend Peca, 30 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri në orët e mesditës.
"Të dy viktimat ishin duke punuar si punëtorë në qytet "Gallura", raporton AGI.
Vrasësi ka hyrë në banesë dhe pavarësisht pranisë së gruas dhe fëmijës së njërit prej shqiptarëve, ka qëlluar me armë ndaj viktimave, pas një zënke për shkaqe krejt të parëndësishme.
Për pasojë gruaja është plagosur në gjoks por mjekët thonë se gjendja e saj është në kontroll.
Vrasësi qëlloi shtatë herë më pistoletë, një armë e cila sipas hetimeve ishte e kalibrit 7,65.