E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanieri: Autoritet e Kosovës të bashkëpunojnë

Prishtinë - Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier e ka pranuar të premten se misioni që ai e drejton nuk mund t’i përmbush objektivat, pa bashkëpunim me autoritet e Kosovës. Në një intervistë për RTK-në, Zannier e ka pranuar se ndodhet në pozitë të vështirë për faktin se liderët kosovarë po e zvarrisin një takim me të. “Autoritetet e Kosovës nuk duhet të na shohin si mision ndërhyrës në rrugën e tyre të menaxhimit të vendit”, tha Zannier, duke shtuar se, “e ka në konsideratë kërkesën e liderëve kosovarë për përmbyllje të misionit, por sqaron se për këtë çështje vendos Këshilli i Sigurimit”.

Megjithëkëtë, Zanier vlerëson se Kosova mund të ketë përfitime nga prezenca e UNMIK-ut. “Ky mision do të ndihmojë Kosovën në raport me vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë”, theksoi Zannier në këtë intervistë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›