Ministri i Jashtëm viziton Haradinajn në Hagë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka vizituar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, në Qendrën e Paraburgimit në Scheveningen. Me këtë rast, Hyseni ka ofruar solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për Haradinajn, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga MPJ e Kosovës. Ministri Hyseni ka shprehur bindjen se Ramush Haradinaj sërish do të dëshmojë pafajësinë e tij. Gjithashtu, ministri ka shprehur besimin në drejtësinë ndërkombëtare.
#