E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Kosovës Beqaj viziton sot Tiranën

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë Besim Beqaj viziton sot Tiranën ku pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se gjatë takimit me kryeministrin Berisha, ministri Beqaj do të bisedojë lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe për bashkëpunimin bilateral pas aplikimit të masave të reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vend i veçantë gjatë takimit do t`i kushtohet bashkëpunimit në mes të bizneseve të dy vendeve dhe angazhimit të institucioneve të dy shteteve që raportet ekonomike të arrijnë nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Vizita e ministrit Beqaj në Shqipëri dhe takimi me kryeministrin Berisha është pjesë e aktiviteteve të Qeverisë së Kosovës dhe MZHE-së në avansimin e marrëdhënieve ekonomike me Shqipërinë dhe vendet e rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›