Arvizu: Palët të nisin dialogun për reformën zgjedhore
Faktori ndërkombëtar kërkon sërish nga politika shqiptare nisjen e dialogut për reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat pas një takimi në ministrinë e Kulturës, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu i ka bërë thirrje palëve të bashkëpunojnë për reformën zgjedhore dhe plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit.
Sipas ambasadorit Arvizu raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit ishte i qartë dhe i plotë dhe u mbetet forcave politike që të bashkëpunojnë për të bërë të mundur realizimin e rekomandimeve.
Ambasadori Arvizu gjithashtu e ka cilësuar si mjaft të domosdoshme ndryshimet në reformën zgjedhore duke shtuar se sipas OSBE-së kodi zgjedhor ka nevojë për përmirësime pasi ka boshllëqe.
Ndërkohë në fillim të muajit shtator do të jetë ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Ëollfarth i cili pritet të raportojë para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjene për zhvillimet politike dhe jo vetëm gjatë këtij viti në Shqiperi.
Në raport parashikohet të përfshihet një material i detajuar për sa i përket procesit zgjedhor të 8 majit dhe sidomos zgjatja e procesit deri në finalizimin e tij në kryeqytet.