E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Kosovës Hoxhaj viziton Britaninë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Londër, ku me zyrtarët britanikë do të diskutohet koordinimi mes dy shteteve në proceset integruese të Kosovës në mekanizmat euroatlantikë.

Gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, ministri Hoxhaj do të ketë takime me personalitete të larta shtetërore, ku në fokus të bisedave do të jetë koordinimi mes dy shteteve në proceset integruese të Republikës së Kosovës në mekanizmat euroatlantikë, procese në të cilat përkrahja e Britanisë së Madhe ka qenë e pazëvendësueshme.

Hoxhaj, gjatë ditës pritet të takoi ministrin për Evropë në Mbretërinë e Bashkuar, David Lidington dhe personalitete të tjera shtetërore, duke përfshirë diplomat të shumë të akredituar në Londër.

Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, pritet të ketë efekte të rëndësishme në koordinimin e hapave mes dy shteteve për shtimin e numrit të njohjeve dhe forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›