Presidenti i Sirisë dërgon tanket në Homs

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad i ka dërguar tanket në qytetin Homs, i treti për nga madhësia në vend, duke e përshkallëzuar fushatën ushtarake për shtypjen e protestave kundër regjimit të tij.
Një aktivist për të drejtat e njeriut tha se të paktën një fëmijë 12 vjeçar është vrarë kur tanket dhe trupat u vërsulën mbrëmë në tre lagje të qytetit.
Ndërkohë forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën dy demonstrues të paarmatosur kur hapën zjarr në një tubim në qytetin Deir al-Zor.