E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mahmud Ahmadinexhad në prag të dorëheqjes?

Spekulimet rrjedhin nga grindjet politike mes Presidentit Ahmadinexhad dhe liderit suprem të vendit, Ayatollah Ali Khamenei.

Ahmadinexhadi shkarkoi shefin e inteligjencës së vendit, Heydar Moslehi muajin e kaluar, një lëvizje e cila u anulua nga lideri suprem Khamenei.

Pas vendimit të Liderit Suprem, Ahmadinexhad u zhduk për 10 ditë duke mos marrë pjesë në asnjë takim shtetëror.

Korresepondentja e Al-Xhaziras në Teheran, Dorsa Jabbari, theksoi se mospjesëmarrja e Presidentit në takimet e kabinetit është e paprecedentë në Iran, ku lideri suprem ka më shumë pushtet se Presidenti./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-08 16:34
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›