E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri i Mbrojtjes Vengu takon komandantin e NATO-s, thellohet bashkëpunimi për modernizimin e ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, priti në një takim zyrtar komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, admiralin Pierre Vandier. Në qendër të diskutimeve ishte angazhimi i Shqipërisë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, nëpërmjet investimeve në industri dhe inovacion.

Ministri Vengu theksoi se përballë sfidave aktuale të sigurisë, Shqipëria është e vendosur të përshtasë mënyrën se si planifikon, stërvitet dhe operon, në bashkëveprim të ngushtë me Aleancën.

“Kjo është një përgjegjësi historike për të garantuar siguri efektive në një mjedis gjithnjë e më kompleks,” u shpreh Vengu, sipas një postimi në rrjetet sociale.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal me vendet aleate në hapësirën adriatiko-joniane dhe rolin strategjik të Shqipërisë në rajon.

Sipas Vengut, investimet në teknologji të avancuar, inteligjencë artificiale dhe mbrojtje kibernetike përbëjnë bazat e forta për të garantuar një reagim të shpejtë dhe të suksesshëm si në operacionet ushtarake, ashtu edhe në misionet civile.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›