SHBA-të vendosin tarifa të reja ndaj grafitit kinez, thelbësor për bateritë

Departamenti Amerikan i Tregtisë është duke u përgatitur të vendosë tarifa shtesë prej 93.5% për importet e grafitit nga Kina, një element thelbësor në prodhimin e baterive. Ky vendim vjen si masë kundër praktikave të subvencionimit të padrejtë nga qeveria kineze.
Sipas raportimeve të “Bloomberg”, ky veprim do të shtojë detyrimet ekzistuese, duke e çuar tarifën efektive totale në 160%.
Vendimi, i cili aktualisht është i përkohshëm, pritet të finalizohet deri më 5 dhjetor. Lëvizja e SHBA-së pritet të ndikojë ndjeshëm në zinxhirin global të furnizimit për automjetet elektrike dhe teknologjitë e tjera që varen nga bateritë.
/rtsh.al/