E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çekia, si Polonia dhe Suedia: Nuk do të luajmë kundër Rusisë

Republika Çeke bashkohet me Suedinë dhe Poloninë në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës: “Kombëtarja çeke nuk do të luajë kurrë një ndeshje të mundshme kundër Rusisë në play-off të Kupës së Botës, madje as në terren neutral. Ne të gjithë duam që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në një deklaratë. Kështu Republika Çeke do të refuzojë të përballet me Rusinë nëse dy skuadrat takohen në play-off kualifikues për Kupën e Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar.

“Shpresoj se kombëtarja e vendit tim, gjithashtu do të ndërmarrë të njëjtin hap si Polonia dhe Suedia, të cilët kanë shprehur mendimin e tyre për të mos luajtur kundër Rusisë. Nuk e kuptoj se çfarë presin ata në Republikën Çeke”, kishte theksuar më parë zv-presidenti i Juves dhe flamuri I futbollit çek, Pavel Nedved para ndeshjes kundër Empolit për situatën në Ukrainë. Apelimi u pranua.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›