Ministri i Punës takime me përfaqësues të OKB dhe ODIHR

Ministri Ksera theksoi se “çështja rome tashmë është në krye të agjendës së Qeverisë dhe me angazhimin personal të Kryeministrit Berisha institucionet përgjegjëse po punojnë jo vetëm për hartimin e planeve të veprimit, por edhe për marrjen e masave për zbatimin e tyre, në mënyrë që gjendja dhe statusi i këtij komuniteti të ndryshojë në një kohë sa më të shkurtër”.
“Ministria e Punës kohët e fundit është angazhuar në ngritjen e të parës qendër kombëtare multidisiplinare për trajtimin e problemeve të këtij komuniteti, model që në vitet në vijim do të shtrihet në të gjitha qarqet”, u shpreh Ministri i Punës, i cili theksoi se ky projekt do të jetësohet falë fondeve nga buxheti i shtetit si dhe mbështetjes së donatorëve që veprojnë në këtë fushë.
Znj. Kiers e njohu Ministrin me projektin rajonal që po implementohet nga ODIHR, me mbështetjen financiare të BE, dhe që synon mbështetjen e komunitetit rom veçanërisht për regjistrim, arsim dhe punësim. “Bashkëpunimi mes strukturave të vendeve të Rajonit për të shkëmbyer ide dhe eksperienca në fushën e politikave për mbështetjen e komunitetit rom janë shumë të rëndësishme ,veçanërisht në stadin në të cilin ndodhen këto vende në raport me integrimin evropian”, deklaroi Kiers duke iu referuar projektit. Ministri siguroi në mbështetjen e plotë të institucioneve shqiptare për realizmin me sukses të këtij projekti dhe çdo projekti që synon të mbështesë integrimin e komunitetit rom në shoqëri. /Start/
2012-03-28 17:10