E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisha e Himarës heq bustin e Aristotel Gumës

Megjithatë, sot pas dy vitesh, busti i Gumës nuk ka një vend ku të qëndrojë pasi vetë ata që e vendosën në kishën e “Gjithë Shenjtorëve”, sot e kanë përzënë prej andej dhe e kanë zhvendosur në varrezat e Himarës.

Guma humbi jetën më 12 gusht të vitit 2010 në një aksident rrugor, që me sa u tha ishte i qëllimshëm nga një grup shqiptarësh. Ngjarja u trajtua nga minoritarët si me sfond etnik. Kisha e Himarës i ngriti një bust Gumës dhe e ngriti në piedestal, por tani të gjitha ranë dhe konflikti me Mitropolinë e Gjirokastrës, është shuar, pasi kjo e fundit kërkoi që busti i Gumës të hiqej nga oborri i kishës. Për lajmin shkruan faqja greke “To Orama”, e cila citon edhe familjarët e Gumës.

“Pas presionit të vazhdueshëm nga njerëz të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, familja e Aristotel Gumës dhe pjesëtarë të kishës së “Gjithë Shenjtorëve” kanë hequr shtatë muaj pas vendosjes së tij, bustin e të ndjerit heroit të Himarës, Aristotel Guma”, shkruan.

Sipas shkrimit, prej janarit kanë nisur të intensifikohen presionet e kishës mbi komisionerët e kishës së “Gjithë Shenjtorëve” për heqjen e bustit nga oborri i kishës. “I ndodhur në këto kushte, babai i Aristotelit, Ilia Guma mori vendimin për t’i dërguar vetë një letër kreut të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatosit, për të gjetur një kompromis”, thuhet në këtë shkrim. /Start/

                                                                                             2012-03-29 08:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›