E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvdev-Romnit: Përdor kokën!

Romni i bëri këto komente teksa kritikonte Presidentin Obama, i cili dukej sikur sugjeronte një marrëveshje me Rusinë në çështjen e mbrojtjes raketore.

Medvedev tha se komentet e Romnit vinin era “Hollivud” dhe e këshilloi atë të “përdorë kokën”.

Moska prej kohësh ka kundërshtuar planet e SHVA-ve për të vendosur një sistem anti-raketë në Evropë. SHBA-ja ngul këmbë se ka synim të mbrohet nga shtete si Irani, porse Kremlini nuk ia zë besën.

Gjatë një takimi të zhvilluar të hënën mes Obamës dhe Medvedevit në Seul të Koresë së Jugut, Presidenti amerikan i tha atij rus, teksa pandehte se nuk po regjistrohej, se “këto janë zgjedhjet e mia të fundit. Pas zgjedhjes kam më shumë fleksibilitet”. Obama siguroi homologun rus në ikje se ai do të ketë më shumë flëksibilitet për sa i përket çështjes së sistemeve të mbrojtjes raketore pas zgjedhjeve presidenciale.

Gjatë një interviste për “CNN”-in, Romni i quajti deklaratat e Obamës si “alarmuese”.

Medvedev u kundërpërgjigj duke thënë se “unë rekomandoj që të gjithë kandidatët presidencialë në SHBA të bëjnë të paktën dy gjera: të përdorin kokën dhe t’i thërrasin arsyes kur formulojnë pozicionin e tyre si dhe të kontrollojnë kohën – tani jemi në vitin 2012 jo në mesin e viteve 1970”.

“Unë gjithmonë bëhem nervoz kur njëra palë apo tjetra fillon të përdorë fraza ideologjike klishe të tilla si “armiku numër një” etj”, tha Medvedev.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-28 17:00
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›