E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Shëndetësisë, Kosova: Nëspitale abuzohet me aparaturat, hetim

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANE - Vetë ministri i Shëndetësisë Halim Kosova ka pranuar se në spitale ka abuzime të mëdha me aparaturat, ndaj për këtë çështje ai do ti drejtohet prokurorisë në lidhje me mirëmbajtjen e aparaturave në spitale siç është mosfunksionimi i skanerit tek spitali Ushtarak apo edhe raste të tilla të shpeshta në QSUT.

“Deri në momentin e fundit që do të jem ministër Shëndetësie do të jem përkrah personelit mjekësor kudo që ai ka vështirësi. Abuzimet më të mëdha kanë ndodhur me mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore, ku ajo është shumë e ndërlidhur edhe me ndërgjegjjen e atij që e përdor. Abuzimet jashtëzakonisht të mëdha janë bërë me mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore", - ka deklaruar dje ministri Kosova.

Ai tha se po angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e situatës në spitalin Ushtarak duke reaguar kështu për mungesën e kushteve dhe mbipopullimin në Qendrën unike të Traumës në Tiranë duke dhënë fjalën se brenda pak ditëve gjendja do të ndryshojë. Më tej ministri Kosova u ka bërë thirrje mjekëve të rretheve që të koordinojnë punën me qëllim që pacientët të mos dërgohen të gjithë në Tiranë, pasi ato kanë mundësi të marrën ndihmën e duhur në spitalet rajonale.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›