E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, 200 persona nuk kanë tëdrejtë përfshirje në procesin zgjedhor

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } PRISHTINE- Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dërguar, organit të zgjedhjeve një listë prej 200 personash të dënuar apo që janë në proces gjyqësor e që nuk kanë të drejtë të jenë të përfshirë në asnjë mënyrë në procesin zgjedhor. Por, një listë të tillë nuk e ka dërguar akoma Këshilli Prokurorial për personat që janë nën hetime e që sipas KQZ-së llogariten të jenë me mijëra. Ndërsa ajo që mbetet e pa hetuar si duhet do të jetë çështja e financimit të partive dhe pazaret e kandidatëve për kryetar komunash me bizneset.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës, atij Prokurorial dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) listën e personave të përfshirë në vepra penale dhe në abuzime të ndryshme në zgjedhje.

Në këtë kategori përfshihen personat e dënuar, ata nën hetime, ata që kanë qenë të përfshirë në abuzime si dhe ata që sipas qendrave të numërimit të votave janë përfshirë në manipulime votash.

Florian Dushi anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani thirrjes së KZQ-së i është përgjigjur vetëm Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Ymer Beka ka thënë se lista e prokurorisë është duke u punuar.

Por, në kërkesat e organit të zgjedhjeve akoma nuk ka ndonjë përpjekje më të madhe për të hetuar procesin e financimit të partive.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se "Prokuroria e shtetit dhe KQZ kanë dështuar të hetojnë çështjet më të mëdha kriminale, financimin e partive politike".

Përderisa partitë politike po vazhdojnë nominimin e kandidatëve për kryetarë komunash, prokuroria nuk ka bërë ndonjë listë për personat e propozuar nëse ndonjë prej tyre është duke u hetuar apo jo për ndonjë vepër penale.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›