Ministri i Shendetesise analizon situaten e krijuar nga moti i keq

221 persona, raste të vështira shëndetësore apo gra shtatëzëna të izoluara nga bora në zonat veriore dhe verilindore të vendit, kanë kaluar problemin e tyre e janë në gjendje të mirë vetëm falë transportit të shpjetë në rrugë tokësore dhe ajrore nëpër spitalet rajonale apo edhe në ato të kryeqyetit. Një fakt i tillë u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Duke bërë bilancin e të gjithë emergjencave përgjatë periudhës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ministri Vasili theksoi se situata u përballua me sukses dhe se nuk pati asnjë humbje jete për shkak të mungesës së ndihmës së specializuar mjekësore.
Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se pavarësisht se qendrat shëndetësore kanë qenë të furnizuara me medikamente për t’i paraprirë, çdo situatë të mundshme paketa rezervë me 61 lloje ilaçesh janë dërguar në 97 komuna të ndryshme dhe për këto ministri Vasili ka falenderuar kompanitë farmaceutike, të cilat nëpërmjet donacioneve të tyre bënë të mos përdoreshin fondet e buxhetit të shtetit.
Ndërkohë sipas Ministrit të Shendetësisë pavarësisht se situata e vështirë ka kaluar në ato pak komuna që janë ende të bllokuara gjendja po mbahet nën kontroll.