Ecuria e procesit te demontimit
Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiun inspektoi sot ecurinë e procesi në linjat e demontimit industrial të municioneve në Kombinatin Mekanik në Poliçan. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm znj. Sarah Hutchison, këshilltare në Departamentin e Shtetit në Uashington për Shqipërinë, z. Louis Boros, shefi i Zyrës së CUBIC në MM, z. Gregory Cannata, drejtori i Uzinës Mekanike në Gramsh, z. Kastriot Zëra, përfaqësues nga Brigada Logjistike, Struktura e Mbikëqyrjes e FA, etj. Në harkun e dy viteve, si rezultat i rritjes së kapaciteteve të demontimit të municioneve, numri punëtorëve nga 140 që ishte, aktualisht është rritur në 380 punëtorë. Ndërsa nga 8 ton municione që demontoheshin në ditë në vitin 2010, aktualisht sot demontohen rreth 40 ton në ditë. Për vitin 2012, janë planifikuar nga MM të demontohen në KM Poliçan 8,390 ton municione të llojeve të ndryshëm.
“Këshilli Ministrave dhe Qeveria, i ka caktuar detyrë Ministrisë së Mbrojtjes, që demilitarizimi i municioneve të tepërta të përfundojë brenda vitit 2013 dhe ne kemi bindjen e plotë, që brenda kësaj periudhe, ky proces do të përfundojë” u shpreh Spahiu.
Zëvendësministri Spahiu së bashku me përfaqësuesit amerikanë panë nga afër punën që bëhet në linjat e demontimit të municioneve në KM Poliçan. Fillimisht ata u ndalën në linjën e demontimit të granatave mbrojtëse të dorës, më pas inspektuan linjën e demontimit të predhave të mortajës 82 mm, që punon me kapacitet të plotë dhe brenda një dite në këtë linjë demontohen 3200 predha. Në fund të inspektimit u ndalën në linjën e demontimit të fishekëve 7.62 mm dhe panë nga afër gjithë procesin në këtë linjë.