Presidenti Topi dekoron personalitete me kontribute për demokracinë
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot paradite personalitete të ndryshme me kontribut të rëndësishëm për rrëzimin e diktaturës komuniste, ndërtimin e demokracisë shqiptare dhe lartësimin e vlerave kombëtare.
Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës Karsten Ankjaer Jensen, Avokati i Popullit, Igli Totozani, drejtues të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, familjarë si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Kryetari i Shtetit u dorëzoi medaljet të dekoruarve dhe familjarëve të tyre, duke nderuar me Medaljen “Martir i Demokracisë”, Mark Nikoll Sokolin (Pas vdekjes), me motivacionin: “Për sakrificat dhe qëndresën e papajtueshme ndaj diktaturës komuniste, deri në aktin sublim të dhënies së jetës për liri dhe drejtësi”; Gjergj Nikoll Sokolin (Pas vdekjes), me motivacionin: “Për sakrificat dhe qëndresën e papajtueshme ndaj diktaturës komuniste, deri në aktin sublim të dhënies së jetës për liri dhe drejtësi”.
Me Medaljen “Pishtar i Demokracisë”, Presidenti Topi dekoroi zotin Ardian Elezi, me motivacionin: “Për veprimtari të çmuar në proceset demokratike dhe për kontribut në mbrojtje të të drejtave të të përndjekurve politikë” ndërsa me “Medaljen e Mirënjohjes”, zotin Raif Elezi, me motivacionin: “Për qëndresën ndaj diktaturës komuniste dhe për kontribut në fitoren e demokracisë në vend”; zotin Gëzim Kalaja, me motivacionin: “Për kontribut në Lëvizjen Demokratike të viteve 90-të, për guximin qytetar të treguar në pjesëmarrjen në rrëzimin e monumentit të diktatorit më 20 shkurt 1991 si dhe për veprimtarinë në lëvizjen sindikaliste”; zotin Adrian Kati, me motivacionin: “Për kontributin shumëvjeçar të dhënë për integrimin e ish të përndjekurve politikë, për veprimtarinë si aktivist i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht në sensibilizimin e opinionit për zhdukjen e torturës, si dhe në monitorimin e sistemit të burgjeve”; zotin Ylli Tasi, me motivacionin: “Për veprimtari në favor të evidentimit dhe përkrahjes së vlerave kombëtare si dhe për aktivitet të shquar shkencor në dobi të zhvillimit dhe përparimit të vendit, e më gjerë”; zotin Ylli Tabaku, me motivacionin: “Për sakrificat mbinjerëzore nën persekutimin nga diktatura komuniste dhe për veprimtarinë në mbështetje të fitores së demokracisë në Shqipëri”; zotin Feim Tamaz Iljazi (Boshanji) (Pas vdekjes), me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe për ruajtjen e mbrojtjen e integritetit të trojeve shqiptare” dhe zotin Yllbardh Bodinaku, me motivacionin: “Për trimërinë, kurajën dhe vetëmohimin e treguar në ngjarjen e 2 Korrikut 1990, të shpërthimit të dyerve të ambasadave perëndimore nga qytetarët, që kërkonin shndërrime demokratike në vendin tonë, duke i dhënë kështu goditjen e parë e më të fortë diktaturës komuniste”.
(er.nu/BalkanWeb)