E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Sportit ngacmon një vajzë dhe mbrohet: Kam imunitet

Para pak ditësh BBC raportonte se një epidemi e frikshme ka mbërthyer Egjiptin. Bëhet fjalë për qindra- mijëra ngacmime seksuale ndaj femrave, në rrugë, punë e kudo.

Por siç duket edhe Ministri egjiptian i Sportit nuk i ka shpëtuar kësaj sindrome.

Ai ka ngacmuar një vajzë 21 vjeçare dhe kur u arrestua, atëherë pretendoi se kishte imunitet diplomatik.

Ebrahim Ahmed Kahilil, 56 vjeç, ishte me delegacionin e vendit të tij në Lojërat Paraolimpike.

Ai u arrestua dhe u akuzua për ngacmim seksual. Përpjekja e ambasadës për të treguar se ai ka imunitet ka dështuar dhe tani ai do paguajë një gjobë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur ministrin duke ngacmuar vajzën jashtë hotelit luksoz. Mendohet se vajza ishte një turiste. Ajo ishte bashkë me mamanë dhe vëllain e vogël. Ministri puthi fillimisht mamanë e saj dhe më pas nisi të prekë gjoksin e vajzës. Ai u arrestua dhe u mbajt dy ditë në qeli përpara se të dilte përpara jurisë. Ministri tha se ai nuk e kishte ngacmuar vajzën, por po i tregonte se ku duhej ta vendoste kartelën e identifikimit.

Ai u gjobit me rreth 400 stërlina.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›