Ministri i mbrojtjes Imami sot në Komisionin e Sigurisë

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami do të raportojë sot në komisionin e sigurisë për planin e përhapjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dhe ndryshimet strukturore që i janë bërë këtij plani.
Mbledhja e komisionit të sigurisë pritet të shoqërohet me debate pasi deputetët socialist do ti kërkojnë llogari Imamit, mbi arsyen që ai nuk i lejon të ushtrojnë kontroll në ministrinë e mbrojtjes.
Deputetët e opozitës deklarojnë se ka një procedurë për kontrollin e Komisionit të Sigurisë në këtë ministri dhe në komisionin e sigurisë është miratuar lista e grupeve të kontrollit dhe mbikqyrja parlamentare mbi ministrinë.
Një tjetër çështje që pritet të shoqërohet me debat është çështja e përgjimit të opozitës dhe trupit diplomatik, çështje të cilën e artikuloi edhe kreu i PS-së Edi Rama në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist.