E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prerja e pemëve, Arvizu takon gazetarët: Duhet transparencë

Share

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, është takuar sot me një grup gazetarësh në lidhje me prerjen e pemëve te Rruga e Elbasanit nga ana e Bashkisë së Tiranës. Në një prononcim të shkurtër për mediat, diplomati amerikan është zotuar se do të bëjë gjithçka që të rrisë transparencën dhe llogaridhënien për median.

Folëm për shumë gjëra, për imunitetin, për referendumin, për mbetjet, por emëruesi i përbashkët ishte interesi publik. Roli që media shqiptare luan është për të promovuar një transparencë më të madhe dhe më shumë llogaridhënie. Unë jam zotuar që ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të mbështesim përpjekjet e gazetarëve dhe të nxisim më shumë tranparencën dhe llogaridhënien, tha ambasadori.

Ndërsa kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, tha se gazetarët janë të shqetësuar për shpërfilljen që i bën shteti këtij problemi kaq madhor për mjedisin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›