Ministri i ri bën “analiza” për turizmin

Ministri i ri, Aldo Bumçi, sqaroi sot për mediat hyrjet e pushtuesve të huaj në vendin tonë nga fillimi i këtij viti deri më 31 gusht, ku vihet re se numri i turistëve të huaj është rritur krahasuar me një vit më parë.
“Rritja në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010 e hyrjes së vizitorëve me nënshtetësi të huaj jorezidentë është 16% ose e thënë ndryshe kanë hyrë rreth 300 mijë vizitorë më shumë”, tha ai, duke saktësuar se në vendin tonë kanë ardhur 2 milion 990 mijë vizitorë. Ashtu sikurse edhe vitin e shkuar, edhe këtë vit numri më i madh i vizitorëve vijnë nga Kosova.
“Numrin me te madh te vizitoreve për këtë periudhe e kane ata kosovare me 51%, maqedonas 11%, malazezë 5%, italianë 5%, grekë 5%, gjermanë 3%, amerikanë 2% etj. Sipas mënyrës se udhëtimit vizitorët ndahen rreth 86% nga toka, 6% nga ajri dhe pjesa tjetër nga deti”, tha ministri Bumçi. Ai shtoi se kapacitetet më të mëdha pritëse i kanë qarqet e Vlorës,Tiranës dhe Durrësit.
Gjithashtu një numër i madh njësish akomoduese janë ngritur në qarqet e Shkodrës dhe Kukësit qe tregon zhvillim e turizmit malor në këto vitet e fundit. Gjithashtu vihet re edhe një rritje e numrit të turistëve në zonat malore të vendit si në Valbonë apo Thethë. Edhe në parqet arkeologjike gjatë këtij viti është vënë re rritja e numrit të turistëve dhe të ardhurave. /S.Ll/Start/
2011-09-16 16:09