KLD diskuton mbi ndryshimin e kombësisë

Për dy raportet e para, u relatuan problematikat e konstatuara gjatë inspektimeve dhe u nxorën rekomandime për përmirësimin e punës në të ardhmen, si dhe mbi ndryshime të mundshme në Kodin e Procedurës Penale.
Në inspektimin e çështjeve me objekt ndryshimin e kombësisë, u relatuan problemet ne hedhjen e shorteve, mos bërjen e ankimit në shumicën dërmuese të çështjeve, çka ka sjellë lënien në fuqi të vendimeve, si dhe mosunifikimin e praktikave nga Gjykata e Lartë. Por, parë në këndvështrimin e vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese, mbi shfuqizimin e dispozitave për ndryshimin e kombësisë në ligjin për gjendjen civile, kjo shkakton një qasje të re në trajtimin e kësaj çështje. Ndërkohë, u konkludua që në raportin e tretë të inspektimit për disiplinën në punë të gjyqtareve të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe gjykatave të apelit, u vendos që në rastet e konstatuara me shkelje nga ana e Inspektoratit, aktet t’i përcillet Ministrit të Drejtësisë për veprime të mëtejshme.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për herë të parë disiplinoi shqyrtimin e kërkesave të gjyqtarëve, për të ushtruar veprimtarinë akademike, në zbatim të vendimin të miratuar së fundmi. Në respektim të agjendës, Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës caktimin e përkohshëm të kandidatëve magjistratë, që kanë përfunduar vitin e dytë të magjistraturës, për të kryer stazhin profesional, në gjykatat e rretheve gjyqësore. Propozimet e Këshillit u bazuar në volumin e çështjeve që përballojnë gjykatat, si dhe kushtet e infrastrukturës në gjykata.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vazhdoi me debate procesin e vlerësimit të aftësive profesionale të gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori në shqyrtim edhe kërkesat e Ministrit të Drejtësisë për procedim, si dhe mori masa disiplinore ndaj dy gjyqtarëve, përkatësisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. /Start/
2011-09-17 08:00