Avokatët: GJK i mbylli rrugën shkombëtarizimit

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbylli një kapitull antikushtetues te krijuar në dy ligje te miratuara në vitin 2003 dhe 2009 të cilat vinin në kundërshtim të hapur me çdo praktikë dhe standard të Bashkimit Evropian”, thekson reagimi.
Sipas DHKASH-së, me vendimin e kësaj Gjykate, i mbyllet rruga shkombëtarizimit të një pjesë të popullsisë shqiptare ne greke dhe asimilimit te saj.
Gjithashtu me dhënien e Vendimit nga Gjykata Kushtetuese duhet menjëherë të bëhen ndryshimet dhe përmirësimet në formularin e regjistrimit të popullsisë, duke e hequr nga struktura e pyetësorit çështjen e përkatësisë etno-kulturore.
“Ky Vendim qartëson gjithashtu me shumë se 1 vjeçar për falsifikimin e kombësive nga mijëra persona, të cilët të detyruar nga varfëria ose izolimi i vendit u detyruan te konvertoheshin në një kombësi tjetër. DH.K.A.SH i bën thirrje Qeverise te shqyrtoje mundësinë e tërheqjes nga regjistrimi i popullsisë në pjesën për përkatësinë etno-kulturore ne respekt të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet gjithashtu. /S.Ll/Start/
2011-09-17 08:33