E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: As autonomias këmbimterritoresh për veriun

PRISHTINë- Nuk do të ketë në asnjë rrethanë as këmbim territoresh, as autonomi për veriun, as biseda me Serbinë për çështje të serbëve të Kosovës”, tha sot pasdite kryeministri Hashim Thaçi, duke reaguar ne mbledhjen e Qeverisë lidhur me rekomandimin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) për autonomi të gjerë për veriun.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, me integritet territorial të paprekshëm dhe të njohur ndërkombëtarisht”, theksoi ai.
Kryeministri Thaci tha se Kosova ka ecur tashme shumë përpara në shtetndërtim dhe nuk do të ketë kthim prapa dhe axhenda e saj është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe anëtarësimi në Organizatën Kombeve të Bashkuara.

Ai bëri të qartë se "Kosova me Serbinë do të ketë vetëm partneritet ndërshtetëror”, duke shtuar se “nuk kemi çështje të hapura qe të bisedohet me Serbinë”.
“Dokumenti i Presidentit Ahtisaari, Kushtetuta jonë, ligjet tona, janë bazë e fuqishme e shtetndërtimit tonë, në këtë fazë kur edhe jemi në një proces të përmbylljes së suksesshme të pavarësisë së mbikëqyrur”, shtoi ai. Media në Prishtinë njoftoi sot se “si zgjidhje me stabilitet, ICG rekomandon autonomi të gjerë për veriun e Kosovës, pa prekur integritetin territorial”.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›