E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri kapet duke u fshehur nen shtratin mbreteror

Ne internet jane perhapur fotografi te ish-ministrit te Drejtesise se Swazilandit Ndumisa Mamba i kapur duke u fshehur nen krevatin e njeres prej 14 grave te mbretit te ketij shteti te vogel afrikan shkruan gazeta britanike Daily Mail.

Mswati III 42 vjec largoi nga detyra ministrin e Drejtesise ne fillim te gushtit pasi mesoi se ai kishte filluar nje lidhje dashurie me bashkeshorten e tij 22-vjecare gruan e 12-te me radhe ish-missin Nothando Dube.

Fotografite e ministrit te kapur ne flagrance ka kohe qe po qarkullojne neper internet shkruan Daily Mail duke cituar nje burim anonim i cili thote se mbreteresha vishej si ushtar ikte nga pallati mbreteror dhe takohej me dashnorin e saj i cili perndryshe eshte shok i femijerise i mbretit.

Policia u fut ne hotelin ku dashnoret takoheshin rregullisht dhe e gjeten ministrin te fshehur nen krevatin e mbretereshes. Mamba nderkohe dha doreheqje dhe gjendet ne paraburgim.

Besohet se mbreteresha Dube do ta kaloje pjesen tjeter te jetes ne arrest shtepiak te prinderit prej te cileve ndoshta mbreti do te kerkoje qe tia ktheje nje kope lopesh si demshperblim per tradhtine bashkeshortore te bijes se tyre.

Mswati i cili ka 23 femije eshte sunduesi i fundit absolut ne Afrike. Ai eshte i njohur edhe per stilin ekstravagant te jetes kurse shumica e banoreve te shtetit te tij jetojne ne varferi ekstreme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›