Qeni 154-vjecar

Qeni Billy nga Yorkshire ka 22 vite njeriu por nese krahasohet me vitet e jetes se qenit atehere ai mund te krahasohet me nje qen 154-vjecar. Mendohet se ky eshte qeni me i vjeter ne bote sepse ka mposhtur qenin i cili momentalisht mban rekordin sipas librit te rekordeve Guinness me 21 vjet dhe 94 dite.
Pronarja e qenit Betty Holdsworth 71 vjece thote se qeni i saj ende eshte plote jete edhe pse nuk i ka me shumicen e dhembeve dhe eshte i verber ne njerin sy. Ende dy here ne dite del ne shetitje dhe ende sillet si te ishte kelysh.
Billy eshte qen shume i dashur dhe gjithmone i pelqen te jete afer meje. I pelqen ta perkedhel - thote Betty. Billyn e kishte adoptuar nga nje azil qensh pasi pronarja e tij e mehershme kishte vdekur.
Ne njerin prej ditareve ajo shkroi se e kishte blere qenin ne vitin 1988. Betty sqaroi se tash ajo ndihet e plakur dhe ka marre nje qen plak por nuk e kishte paramenduar se ai mund te jete aq i lazdruar. Ajo thote se shpejte u mesua me te. Alex Darwell nga azili i qenve thote se Billy ende eshte ne kondicion te mire.