Deti 6 balle paralizohet puna ne Portin e Durresit

Moti i keq i shoqeruar me ere dhe deti i trazuar ka paralizuar punen ne Portin e Durresit. Shirat e dendur dhe dallget ne det kane paralizuar teresisht punen ne sektorin e ngarkim-shkarkimit si dhe ka penguar lundrimin e anijeve te tonazhit te ulet dhe mesem. Situata e perkeqesuar e motit e ka bere mjaft te veshtire punen aty nderkohe qe mesohet se eshte ndaluar dalja e peshkarexhave ne det. Nga burimet zyrtare mesohet se ne det te hapur nuk jane lejuar motopeshkatoret ndersa anijet tregtare qe ndodhen ne raden prane portit nuk kane paraqitur probleme. Ne gjirin e Durresit era ka fryre me shpejtesi deri ne 12 meter ne sekonde dhe forca e detit arrin ne 5 balle.