Ministri “harron” problemet e vërteta të shëndetësisë!
Mora shkas nga një kronikë televizive e para disa ditëve, për të reaguar ndaj ministrit të Shëndetësisë Vangjel Tavo në lidhje me deklaratat qesharake drejtuar mjekëve të cilët akuzoheshin për mosrespektim të orarit të punës, shkelje të etikës dhe fjalor të papërshtatshëm në lidhje më qytetarët. Më tutje, ministri referonte se kishte marrë ankesa nga qytetarë të ndryshëm, të cilët ankoheshin sepse dikush në urgjencën e Tiranës u ishte përgjigjur me një fjalor të papërshtatshëm. Me sa kuptova, ministri ishte në dijeni të identitetit të këtij personi (nuk e specifikoi nëse ishte mjek apo personel i mesëm), por nuk e bëri të njohur për publikun dhe aq më pak nuk na tha nëse kishte marrë ndonjë masë ndaj tij apo nëse e kishte denoncuar si rast pranë “Urdhërit të mjekut”. Edhe më i pabesueshëm bëhet ministri në sy të personelit shëndetësor dhe qytetarëve shqiptarë kur u tërheq vërejtje publike në media mjekëve pa përmendur emra, duke i akuzuar të gjithë në përgjithësi dhe asnjë në veçanti. Në këtë mënyrë stigmatizon edhe njëherë me pa të drejtë gjithë personelin shëndetësor, pikërisht njeriu që ka për detyrë të organizojë dhe mirëmenaxhojë, madje edhe të mbrojë punën e tyre.
Unë personalisht nuk dua t’i dal në mbrojtje asnjë mjeku që abuzon me detyrën dhe përdhos bluzën e bardhë, përkundrazi kërkoj që të merren masa ndaj atyre pak mjekëve të papërgjegjshëm që mund të njollosin figurën e punonjësit të shëndetësisë. Por presioni që ushtron ministri ndaj të gjithë shtresës së mjekëve dhe infermierëve është i padrejtë dhe i rrezikshëm. Mesazhi është i qartë: Askush të mos guxojë të ankohet për kushtet e punës, mungesat në medikamente dhe mjete diagnostike, sigurisht harrojini kërkesat për paga dinjitoze!
Zoti Ministër, para se të ngrini gishtin e akuzës ndaj kolegëve tuaj që me heroizëm (nuk e ekzagjeroj aspak në këtë pikë) u shërbejnë qytetarëve në kushte aspak të denja për spitale të një vendi evropian, ju ftoj të shikoni nga afër problemet dhe mungesat e shërbimeve të urgjencës në Tiranë dhe në rrethe. A e dini ju zoti Ministër se në urgjencën dhe në pavijonet e QSUT-së mungon prej muajsh alkooli, pambuku dhe medikamentet më të thjeshta të ndihmës së parë? A e dini ju zoti ministër se në QSUT pacientët nuk arrijnë të bëjnë një radiografi për shkak se prej rreth një viti mungojnë filmat? A dini ju zoti ministër se në qytete të mëdha si Vlora shërbimi i urgjencës ka vetëm një autoambulancë? Çfarë masash keni marrë ju zoti ministër për t’ju përgjigjur shtimit të urgjencave për shkak të sezonit turistik? Çfarë masash organizative keni marrë ju zoti ministër për të përballuar urgjencat në rritje për shkak të aksidenteve rrugore? Në të gjithë qytetet ku Komisio-
ni për Shëndetësinë pranë Partisë Socialiste ka zhvilluar takime me profesionistë të mjekësisë dhe me qytetarë për evidentimin e problemeve dhe marrjen e mendimeve për hartimin e politikave shëndetësore, ai që është evidentuar si problemi më i mprehtë ka qenë mungesa e shërbimeve të urgjencës për komunat e largëta, mungesa e autoambulancave për transportin e pacientëve dhe mbyllja nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë e disa shërbimeve të urgjencës dhe shtëpive të lindjes në disa qytete të vegjël. Kjo situatë që ka vite që rëndohet nuk mund të justifikohet me lëvizjen e popullsisë në drejtim të qyteteve të mëdha dhe rishpërndarjen e fondeve për t’u investuar diku tjetër. Shqiptarët nuk duhet të diferencohen në qytetarë të dorës së parë dhe të dorës së dytë, çdokush ka të drejtë të përfitojë nga shërbimi shëndetësor shtetëror. Nëse në Tiranë një qytetar është fyer në telefon nga një personel i Urgjencës dhe sot po i tërhiqet vërejtje, ju lutem më thoni zoti Ministër se ku duhet të telefonojnë shqiptarët që banojnë në komuna të largëta për urgjencat shëndetësore?
Para pak ditësh u miratua dhe hyri në përdorim lista e re e barnave të rimbursueshme që do t’i shërbejë mjekëve të familjes një vit në punën e tyre të përditshme me pacientët lidhur me recetat që merren me rimbursim. Për vite me radhë qeveria është mburrur me shtimin e barnave të reja në listën e barnave të rimbursueshme, sigurisht pa përmendur faktin se për shumicën e barnave janë shtuar kufizimet e dhënies me rimbursim, gjë që ka çuar në përjashtimin me të pa drejtë të shumë pensionistëve apo invalidëve nga skema, të cilëve u është dashur të harxhojnë kështu një pjesë të madhe të të ardhurave për të marrë një medikament që deri dje e kishin marrë falas. Por këtë vit si rrallë herë në listën e re të barnave me rimbursim nuk është shtuar as edhe një medikament. Sigurisht që këtu nuk ka shumë për t’u çuditur sepse kryeministri nuk mund të presë ndonjë shirit inaugurimi me këtë rast, plus që kursen edhe shumë para në kurriz të të sëmurëve, por duhet të kemi parasysh që ka qindra dhe mijëra pacientë që presin përfshirjen sa më shpejt në listë të barnave që për ta janë jetësore. Për ta parashikohet edhe një vit i mundimshëm qoftë nga ana shëndetësore ashtu edhe ekonomike.
Duke qenë produkt i pazareve të errëta të pushtetit, zoti Tavo u përpoq që në fillim të ardhjes në detyrë të paraqitej sa më i sinqertë dhe i përkushtuar duke pranuar publikisht mungesat në medikamente dhe problemet e tjera imediate që shqetësojnë sistemin shëndetësor. Por daljet e tij mediatike në sensibilizimet për problemet e të nxehtit, risjelljen në vëmendje të ligjit të dështuar antiduhan apo edhe premtimet për ndryshime në ligjin e prokurimit të barnave nuk shkojnë përtej imponimit mediatik bosh ndaj publikut. Për të shtuar ndjenjën e protagonizmit dhe duke u shtirur si i keqardhur për pacientët ministri “harron” të gjithë problemet dhe mungesat në sistem dhe e gjen se ku na çalon puna, tek fjalori i mjekëve, mungesat në etikë dhe oraret e turnit të dytë. Për të ndjekur shembullin e “doktorit të madh”, i cili çdo herë që skandalet bëhen publike, ngre tymnajën e diskutimeve boshe për të çoroditur vëmendjen e publikut edhe ministri Tavo na fton të mos i vëmë rëndësi mungesave skandaloze të medikamenteve në urgjenca dhe pavijone, të mbyllim sytë para jetëve të humbura në rrugët e vendit, sepse nuk ka autoambulanca që të vijnë në vendngjarje, të mos shohim shitjen e Spitalit Ushtarak dhe transferimin e Qendrës Kombëtare të Traumës për t’u hapur rrugë grykësisë së qeveritarëve. Zoti Ministër, më duhet t’ju them se ata mjekë mbi të cilët ju ushtroni presion psikologjik, janë heronjtë që përballuan me vetëmohim qindra të plagosurit e tragjedisë së Gërdecit të cilën e shkaktoi qeveria ku ti bën pjesë, janë po ata mjekë që pritën dhe mjekuan studentet e dëmtuara në aksidentin e rëndë të Himarës, janë ata mjekë që qëndruan në krye të detyrës në situatat e përmbytjeve të zonës së Shkodrës dhe bllokimit të pjesës më të madhe të vendit nga dëbora, të cilëve qeveria jote u akordoi shpërblim për orët shtesë për sy e faqe dhe më pas ua mori në mënyrë të turpshme duke ua zbritur nga rroga. Janë po ata mjekë që përballen përditë me mungesa e vështirësi të shumta me të cilët ju do bënit mirë që të uleshit për të diskutuar para se të dilni në televizion dhe të bëni show!
* Anëtar i komisionit të Shëndetësisë të Partisë Socialiste.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)