Ministria Dinamo nuk preket
Sipas tij nuk ka arsye qe klubi aktual te zhvendoset gjekundi por thjesht ministria po merr ne inventar te gjitha objektet ne ambientet e ketij kompleksi. Me vendim te Keshillit te Ministrave Klubi Dinamo i eshte hequr Ministrise se Brendshme dhe i ka kaluar ne administrim Ministrise se Sporteve ndaj eshte krejt normale qe ne te bejme nje inventar te asaj qe do te menaxhojme. Por kjo nuk do te thote qe Dinamo do te mbetet pa ambiente absolutisht jo. Ju konfirmoj se KS Dinamo nuk do levize nga aty ku ka qene dhe eshte edhe sot ka pohuar Bici.
Takimi - Per diten e djeshme ka qene programuar edhe nje takim mes presidentit te bluve te kryeqytetit Besnik Sulaj dhe ministrit Ferdinand
Xhaferri. Por sipas Bicit kjo eshte shtyre per diten e sotme. Po ka pasur te programuar nje takim por eshte shtyre per neser. Nuk ka asgje sekrete dhe mund tju konfirmoj se do te jete thjesht nje takim kortezie mes dy drejtuesish. Meqenese klubi na ka kaluar neve ne administrim eshte normale qe te zhvillohet nje takim i tille mes presidentit dhe administratorit ne rastin konkret ministri Xhaferri.
Projekti - Bici hedh poshte te gjithe skenaret qe e shikojne terrenin e kompleksit Dinamo te tjetersuar. Sipas tij per Klubin Dinamo ministria ka nje projekt gjigant i cili synon te rrise cilesine ne sport. Terreni i klubit nuk do te tjetersohet. Ka pasur edhe variante te tilla qe kane qarkulluar se gjoja aty do te ndertoheshin pallate por ju siguroj se toka ne ate vend nuk ka per tu tjetersuar. Ndryshimi nese do te arrihet do te jete ne investimet qe mund te beje qeveria shqiptare per kthimin e klubit jo vetem per futbollin por edhe per sportet e tjetra. Pra ideja jone eshte per nje klub olimpik por nuk e di sesa do te jete e realizueshme ka vazhduar Bici.
Federatat - Drejtori i Sporteve ne MTKRS qartesoi edhe nje detaj mjaft te rendesishem. Sipas tij ne ambientet e ketij klubi per nje periudhe te caktuar kohore do te strehohen me zyra edhe disa federata te tjera te cilat do te jene te detyruara te largohen nga ato aktualet per shkak te rindertimit te stadiumit Qemal Stafa ku ato gjenden aktualisht. Nuk kemi ambiente te tjera per disa federata ndaj si ministri kemi menduar he per he kete zgjidhje ka perfunduar Bici.
Leonard Karaj