E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani/ Bojkoti verdheblute refuzojne te sterviten

Vazhdon bojkoti i ekipi te Elbasanit. As diten e djeshme lojtaret nuk kane pranuar te sterviten. Arsyeja duket se eshte po e njejte mosmarrja e pagave per tre muajt e fundit. Te gjithe futbollistet jane paraqitur ne oren 1400 per ne stervitjen e zakonshme te pasdites por vetem kaq ama pasi nuk e kane kryer ate. Verdheblute kane ndenjur per pak minuta ne ambientet sportive ndoshta ne pritje te ndonje lajmi per zgjidhjen e problemit dhe me pas te gjithe jane larguar. Nuk dihet se sa do te ndikoje kjo ne nivelin e futbollisteve kur te rikthehen ne fushen e lojes duke pasur parasysh se u bene dite qe nuk sterviten. Ne fakt perpara eshte ndeshja me Vllaznine dhe nuk dihet se cfare do te behet me kete skuader. Nderkaq mesfushori 27-vjecar Hetlem apja ka pohuar se lojtaret nuk do luajne pa marre rrogat. Kemi vendosur qe ky bojkot te jete pa afat deri ne zgjidhjen e problemeve. Kemi tre muaj qe nuk kemi marre rrogat dhe ne kete gjendje nuk mund te vazhdohej me. Ne me kete pune mbajme familjen ndaj duhet qe gjerat te zgjidhjen sa me shpejt ka pohuar ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›