Wikileaks Diktatori kerkoi te blinte Mancesterin
ikileaks prek dhe futbollin nderkombetar. Nga dosjet qe ky rrjet informativ publikon cdo dite ne faqet e saj thuhet se diktatori i shtetit aziatik te Mianmarit Than Shve ka kerkuar te bleje as me pak e as me shume por vete klubin e Mancester Junajtid. Shuma qe gjenerali i juntes se ketij vendi kishte vendosur ne dispozicion per pronesine e klubit anglez ishte 1 miliard dollare. Than Shve eshte komandanti i Forcave te Armatosura te Mianmarit ish-Burma e dikurshme dhe nje tifoz i cmendur i djajve te kuq. Sipas dosjes se Ambasades Amerikane ne kryeqytetin Jangon ishte pikerisht nipi i njerit prej diktatoreve me te pergjakshem te kontinentit aziatik ai qe kishte kerkuar te bente oferten ne fjale. Ne informacionin e Wikileaks konfirmohet se nje levizje e tille e diktatorit behej per te zhvendosur vemendjen e popullit nga problemet politike dhe ekonomike te vendit. Ky propozim pritej te behej ne janar te vitit 2009 nderkohe qe vetem disa muaj me pare diktatura ushtarake e Mianmarit ishte akuzuar se kishte bllokuar ndihmen nderkombetare dhe se kishte ekzekutuar rreth 140 mije njerez te pafajshem. Pas kesaj Shve doli ne perfundimin se nje oferte per te blere Junajtid nuk i shkonte per shtat kohes dhe se do te perballej me nje kritike te ashper si brenda ashtu edhe jashte vendit.