E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajaziti: Veriu i veçuar nga stabiliteti i Kosovës

Gjendja në pjesën veriore të Kosovës ka qenë dhe mbetet sfida kryesore e sigurisë në Kosovë, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.Ai tha se mosfunksionimi i pikave doganore 1 dhe 31 në kufi me Serbinë ka ndikuar në rritjen e kontrabandës dhe krimit të organizuar.Ministri Pajaziti tha se siguria në pjesën më të madhe të Kosovës, më nuk paraqitet e brishtë dhe se kjo është dëshmuar edhe në kohën e shpalljes së pavarësisë, kur gjendja ishte menaxhuar mirë dhe nuk ishin shënuar incidente. Por, nga ky stabilitet, ai tha se vazhdimisht duhet veçuar vetëm pjesën veriore ku gjendja e sigurisë ishte dhe mbetet i brishtë. Në anën tjetër, ministri Zenun Pajaziti thotë se duke e ditur gjendjen mjaft të tensionuar në veri, autoritetet vendore dhe mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë në vazhdimësi kanë qenë të matur në veprimet e tyre në këtë pjesë të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›