E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha voton: Sot shqiptarët firmosin të ardhmen

Kryeministri shqiptar Sali Berisha u bëri apel qytetarëve të votojnë individualisht. Duke përshëndetur vëzhguesit e huaj kreu i PD-së tha se këto zgjedhje janë të lira e të ndershme. Nga politikanët deri tani kanë votuar Ilir Meta dhe Jozefina Topalli. 

TIRANE- Kryeministri shqiptar Sali Berisha votoi sot rreth orës 09. 50 minuta në qendrën e votimit nr 1728, e vendosur në mjediset e Liceut Artistik “Jordan Misja”, që përfshihet në njësinë bashkiake nr. 2 të Tiranës.

“Sot qytetarët vendosin fatin e tyre” tha kryetari i Partisë Demokratike pas votimit dhe u bëri apel qytetarëve të votojnë individualisht. Kryeministri përshëndet vëzhguesit e huaj dhe tha se këto zgjedhje janë të lira e të ndershme .

“Sot shqiptarët firmosin të ardhmen. Dhe e ardhmja e shqiptarëve është BE”- mësohet të ketë thënë kryeministri sapo ka dalë nga qendra e votimit nr 1728 në Tiranë. Kryetari i PD-së shoqërohej dhe nga bashkëshortja e tij Lir Berisha.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›