E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria draftrregullore per gjyqesorin

Ministri Nishani Akses per te gjithe te interesuarit. Transparence per publikun 64257 lter informacionit

Problemet e individeve dhe medias per te marre informacion mbi veprimtarine e gjykatave duket se jane sheshuar mbi bazen e nje rregulloreje te Ministrise se Drejtesise e cila percakton se togat e zeza duhet te jene transparente me publikun. Marrja e informacioneve per nje vendim penal a civil apo per nje seance gjyqesore tashme eshte rregulluar dhe hedhur ne leter duke i vene kushte gjyqtareve dhe administrates gjyqesore per te dhene informacione. Megjithate informacionet qe mund te jepen do te kalojne ne site nga kancelaret dhe kryetaret e gjykatave te cilet do te reduktojne materialin qe ia servirin publikut. Ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka prezantuar dje draft- rregulloren per marredhenien e gjykates me publikun. Rregullorja e re qe percakton kriteret e qarta te marredhenies se Gjykates me publikun median etj. eshte hartuar nga Ministria e Drejtesise ne bashkepunim me Institutin per Studime Publike dhe Ligjore si pjese e shoqerise civile ne kuader te rritjes se transparences se sistemit te drejtesise.

Ministri Nishani tha se thelbi i dokumentit dhe objekti i tij eshte i rendesishem pasi ka te beje me rregullimin e marredhenies se gjykates me publikun. Nishani shprehu rendesine e draftit duke theksuar si element te rendesishem te rregullores rritjen e aksesit te publikut dhe medias ne pushtetin gjyqesor. Drafti eshte kontribut i drejtperdrejte per rritjen e transparences qe ka te beje me ofrimin e informacionit aksesin e publikut ne punen e gjykates aksesin e cdo individi jo thjesht per te qene i barabarte ne nje proces gjyqesor por per tu njohur ne teresi dhe ne detaje me te gjithe proceduren gjyqesore te vete ceshtjes qe eshte interesuar.

Ministria e Drejtesise thote se do jete ne sherbim edhe te nje prej pushteteve te rendesishme ne nje shoqeri demokratike sic eshte media. Ne ofrojme nje instrument akoma me te konsoliduar te medias e cila permes hapesires dhe transparences do te kete te gjithe aksesin e nevojshem dhe ligjor dhe te rregulluar tashme ne akte ne veprimtarine e gjykatave tha Nishani. Sipas tij dokumenti eshte kontribut i rendesishem edhe per administraten gjyqesore si dhe do tu vije ne ndihme gjyqtareve e drejtueseve te gjykatave qe pervec angazhimeve profesionale kane barren e menaxhimit dhe ofrimit te sherbimeve te tjera qe duhet ti ofrojne publikut. Permes konsolidimit te ketyre instrumenteve besoj qe konsolidojme nje element te rendesishem te transparences me publikun vijoi ministri. Nishani shprehu falenderime per kontributin e dhene nga shoqeria civile ne hartimin e ketij drafti si dhe e siguroi ate per bashkepunim te vazhdueshem ne te ardhmen me ministrine. Ministria e Drejtesise ka percaktuar si metode te punes se saj bashkepunimin e ngushte konsultativ dhe ate te bashkerendimit e te hartimit te legjislacionit me organizatat joqeveritare. Kapacitetet ne shoqerine civile jane te shumta ndaj do te perfitoja nga rasti per te shprehur mirenjohjen per ata qe angazhohen ne kete bashkepunim tha ai. Draft-rregullorja e marredhenies se Gjykates me Publikun pritet se shpejti te kthehet ne nje akt ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›