Ministria e Arsimit: Procesi mësimor nëpër shkolla dhe universitete rinis ditën e nesërme

Tiranë, 4 janar, NOA Dita e nesërme do të shënojë fillimin e procesit mësimor dhe atij akademik, i ndërprerë prej disa ditësh për shkak të festave të fundvitit. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilave nesër do të hapen dyert e të gjitha shkollave dhe auditorëve universitare për të nisur procesin normal mësimor.
Ndërkaq, një pjesë e administratës publike ka konfirmuar se do të paraqitet sot në punë, e detyruar nga urdhri i qeverisë për të plotësuar me çdo kusht Pyetësorin e Bashkimit Evropian. Por një pjesë e mirë e saj do të vazhdojë të bëjë pushim edhe ditën e sotme, duke marrë shkas nga fakti se festat e fundvitit sipas saj, qëlluan në fundjavë. n.e/NOA