Histori e shkurtër e “luftërave” ndërgalaktike
Lufta e botëve, 1898
Tregimi i parë fantastiko-shkencor, bazuar për luftërat e hapësirës, është ai i H. G. Wells, në të cilin përshkruhet sulmi i marsianëve ndaj Tokës. Bëhet fjalë për periudhën e Britanisë viktoriane. Edhe pse teknikisht bëhet fjalë vetëm për një betejë mes planetëve, në të hidhen themelet për tregime të tjera luftërash ndërgalaktike dhe ndëryjore. Ky rrëfim u bë i pavdekshëm në vitin 1938 nga Orson Welles, që e rrëfeu në një emision radiofonik në radion CBS. Bëhet fjalë për një emision që u transmetua si të ishte i vërtetë dhe për këtë arsye, pjesa më e madhe e dëgjuesve u tmerruan, duke kujtuar se bëhej fjalë për një sulm real të marsianëve.
Buck Rogers, 1939
Bazuar në një reagim të shkurtër dhe disi komik të botuar në vitin 1920, Rogers ishte personazhi kryesor i një shfaqjeje radiofonike. Më pas ai u shfaq edhe në një film të Hollivudit. Bëhet fjalë për një film me 12 seri, që flet për personazhin kryesor, i cili mbetet i ngërthyer në të ardhmen, periudhë në të cilën bota qeverisej nga një diktator i pamëshirshëm që kishte një ushtri të madhe me “super-raketa”
Kapiteni video, 1949
Shfaqja e parë televizive, në të cilën eksplorohej plotësisht një luftë ndërujore, ishte “Kapiten Video”, e cila vazhdoi për 6 vjet në një kanal televiziv amerikan dhe arriti që të ishte shumë popullor, veçanërisht për sa i përket fëmijëve. Ngjarjet zhvillohen në të ardhmen e largët dhe bëhet fjalë për një grup luftëtarësh që luftojnë për të mbrojtur drejtësinë në sistemin tonë diellor dhe të gjitha racat humanoide edhe në yje të tjerë. Ishte gjithsesi një film në të cilin nuk kishte shumë efekte speciale.
Star Trek
Bëhet fjalë për një serial televiziv shumë të shkurtër që flet për kapiten James T. Kirk dhe anëtarët e grupit të Federatës së Anijeve Kozmike dhe anijes “Enterprise”. Ishte një film shumë i ndjekur nga të gjitha moshat dhe solli shumë fitime për realizuesit. Ai solli për herë të parë në vëmendje të njerëzve mundësinë për ekzistencën e jetës jashtë planetit, pra ekzistencën e civilizimeve përtej tonit. Misioni i anijes ishte vendosja e paqes në planetë dhe galaktika të ndryshme dhe luftërat kundër klingonëve, negociatave me romulanët dhe takimet me forma të ndryshme jete në sisteme të ndryshme diellore.
Galaktika “Batelstar”
Në një galaktikë shumë shumë larg sonës, ndodhen në luftë cilonët me robotët. Anëtarët e bordit të anijes “Galaktika”, një anije ushtarake, bëjnë pjesë në këtë konflikt që shkakton dëme të mëdha për gjithë sistemin diellor ku ndodheshin planetët. Ky film është transmetuar fillimisht në vitin 1978 dhe në vitin 2004 seritë u rihodhën në prodhim, por këtë herë luftërat në Cilon u konsideruan si një alegori e “Luftës kundër terrorizmit”.
Alien
është filmi i parë i një serie filmash i quajtur “Alien”. Seria e parë u realizua nga regjisori Ridley Scott me aktore kryesore Sigourney Wave. është një film fantastiko-shkencor me një tematikë të larmishme, interesante dhe me efekte të mrekullueshme skenike, si kurrë më parë. Ka edhe elemente të horrorit. Pas filmit të parë, që pati shumë sukses, u realizua edhe seria e dytë që ashtu si edhe “Avatar”, aktualisht u realizua nën regjinë e James Cameron. Ai u shfaq në vitin 1997 dhe bëhet fjalë për përpjekjet Ushtrisë së Bashkuar për të klonuar alienë, për t’i përdorur për qëllime përfitimi dhe luftarake.
Lufta e yjeve
Kur doli për herë të parë në vitin 1977, filmi i parë i “Star Wars” arriti që të nxiste shumë një audiencë të jashtëzakonshme. Në të bëhej fjalë për një luftë ndërgalaktike. Shumë të rëndësishme ishin edhe efektet speciale të të famshmit George Lucas. Sot, filmat me këtë temë, janë jashtëzakonisht të pëlqyer dhe kanë shumë fansa në të gjithë botën.