Ministria e Arsimit: Rihapen më 9 shtator aplikimet për Formularin A1Z në “e-Albania”

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Për maturantët që ende nuk janë regjistruar në universitet për vitin akademik 2026-2027 më 9 shtator rihapen aplikimet për Formularin A1Z në platformën “e-Albania”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, aplikimet do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 16:00.
Maturantët që nuk kanë përfunduar ende procesin e regjistrimit në universitet mund të aplikojnë online përmes platformës “e-Albania”, duke plotësuar Formularin A1Z brenda orarit të përcaktuar.
Rihapja e aplikimeve synon t’u japë një mundësi të fundit maturantëve që nuk kanë arritur të regjistrohen gjatë fazave të mëparshme, për të vijuar procedurat për ndjekjen e studimeve universitare në vitin akademik 2026-2027.

/k.s/a.f/r.e/