Ministria e Arsimit bllokon 71 mastera e doktoratura
Janë plot 42 Mastera të Nivelit të Dytë dhe 29 Doktoratura, të cilët kanë ngecuar që në muajin shtator. Duke qenë se tashmë jemi në muajin prill, duket se për këtë vit akademik, ky sistem studimesh s'do të marrë ‘Ok-in” e qeverisë
TIRANE-Janë plot 42 Mastera të Nivelit të Dytë dhe 29 Doktoratura, të cilët kanë ngecuar që në muajin shtator në Agjencinë Kombëtare të Akreditimit të Arsimit të Lartë. Që do të thotë, se të gjithë ata që e kanë tashmë në xhep një diplomë të sistemit 4-vjeçar dhe duan të çojnë më tej studime e larta, nuk mund ta bëjnë këtë gjë. Duke qenë se tashmë jemi në muajin prill, duket se për këtë vit akademik, ky sistem studimesh nuk do të marrë ‘Ok-in” e qeverisë.
Bëhet fjalë për Masterat e Nivelit të Dytë, të cilët i ndjekin të gjithë ata kandidatë që janë diplomuar në sistemin 4-vjeçar. Duke qenë se kurrikulat e këtyre programeve studimesh janë rishikuar këtë vit, në përputhje me përcaktimet e ligjit të ri të arsimit të lartë, pasi janë hartuar, ata janë dërguar për shqyrtim në Agjencinë e Akreditimit të Arsimit të Lartë. E cila, i shikon një për një mënyrën se si janë hartuar, modelimet, temat që ofrojnë, ndërthurjen me praktikën, dhe vetëm pasi kjo agjenci të japë “Ok-in”, hapet drita jeshile për të shkuar në qeveri dhe për t’u miratuar. Ngërçi ka mbërthyer edhe programet e studimit për Doktoraturë. Përveç kurrikulave të Masterave të Nivelit të Dytë, në Agjencinë e Akreditimit të Arsimit të Lartë, janë bllokuar edhe 29 programe studimi për Doktoraturë në fakultetin e Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale dhe Gjuhëve të Huaja. Kurrikulat, të cilat u riformatuan pas ndryshimit të ligjit të ri të arsimit të lartë, janë dërguar në këtë Agjenci që në muajin shtator 2008-ë, por kjo agjenci ende nuk ka bërë ende vlerësimin e saj. Nëse vlerësimi i saj është pozitiv, atëherë ata i kalohen Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila i bën gati për t’i dërguar në qeveri, që është edhe organi që jep “ok-in, për hapjen e tyre. Dhe nëse vlerësimi i Agjencisë është negativ, programet u kthehen sërish fakultetve për të bërë përmirësimet e sugjeruara. Por deri tani asnjë prej programeve, as nuk është miratuar dhe as nuk është kthyer mbrapsht.
(d.b/GSH/BalkanWeb)