Levan, banorët protestojnë: Shteti të na shpronësojë
FIER- Përfaqësues të 76 familjeve fermerë në fshatin Levan të rrethit të Fierit protestuan paraditen e sotme pasi nuk janë shpronësuar nga shteti për tokën që është përfshirë në autostradën Levan-Vlorë. Ata kërkuan nga shteti jo vetëm të hollat , që deri tani nuk janë lëvruar, por edhe kompensim për rritjen e vlerës së cmimit të tokës. Banorët shprehen se do të bllokojnë punimet dhe nuk do të lejojnë që në tokën e tyre të vazhdojnë ndërtimi i kësaj autostrade, nëse nuk shlyhen sipas tarifave që kanë përfituar dhe banorët e tjerë.
“ Shteti ka dy vjet që nuk po na jep lekët, nuk po na likujdon, tokën na e ka prishur. Nuk kemi mbjellë asnjë kulturë, asnjë bimë” shprehet njëri nga banorët.
Që prej dy vjetësh këto familje kanë kërkuar rishikimin e cmimit të tokës të vendosur nga shteti.
Ndërkohë edhe autostrada Levan-Tepelenë ka të njëjtat probleme. (e.n/News24/BalkanWeb)