Edi Rama i refuzon Pal Dajçit, lejen per ndertim
Sipas zyrës së urbanistikës në Bashkinë e kryeqytetit, mbas verifikimeve të dokumentacionit të kërkesës së paraqitur dokumentacioni i paraqitur nga deputeti demokrat dhe dhjetra aplikues te tjere ka disa mangësi
TIRANE-Pal Dajçi, deputet i Partisë Demokratike, ka aplikuar për leje apo shesh ndërtimi në bashkinë e Tiranës dhe nuk e ka fituar atë. Kjo gjë evidentohet në shkresën me 106 subjekte dhe individë që Bashkia ka kthyer mbrapsh sepse nuk e kanë pasur në rregull dokumentacionin për shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi. Sipas zyrës së urbanistikës në Bashkinë e kryeqytetit, mbas verifikimeve të dokumentacionit të kërkesës së paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kontrollit dhe Zhvillimit Urbanistik e Territorit , për leje shesh ndërtimi, si dhe në vijim të informimit verbal, Bashkia ka njoftuar një pjesë të aplikuesve se dokumentacioni i paraqitur nga ata ka disa mangësi. Kështu një pjesë e tyre, në mbështetje të ligjit 8405 dt. 17.09.1998 "Për Urbanistikën", neni 39, është kthyer mbrapsht pasi kërkesa për shesh ndërtimi nuk është zbatuar në studim urbanistik pjesor të miratuar të zonës në fjalë. Për një pjesë tjetër dosja paraqet mangësi në dokumentacionin tekniko-ligjor që shoqëron kërkesën.
(d.b/GSH/BalkanWeb)