Ministria e Arsimit nuk tërhiqet nga ligji për ndalimin e simboleve fetare në shkolla
Ministria e Arsimit ka lënë në fuqi në projektligjin përfundimtar për ndalimin e simboleve fetare në institucionet arsimore, duke i lejuar ato vetëm në shkollat fetare.
Megjithë kundërshtimin e komuniteteve fetare, sidomos nga komuniteti mysliman, projektligji i rishikuar për Arsimin Parauniversitar, që pritet të miratohet së shpejti edhe nga qeveria, ka vetëm disa riformulime të pikave të nenit të diskutuar 36, duke lënë në fuqi ndalimin e simboleve fetare në institucionet arsimore, përveç shkollave ku mësohen lëndë fetare, raportoi të enjten e përditshmja Mapo.
Ministria ka vendosur gjithashtu që të ndalohen në shkolla edhe simbolet partiako-politike dhe veprimtaritë fetare dhe partiake me nxënësit dhe punonjësit e institucioneve arsimore. Simbolet fetare si kryqi, shamia apo veshje të tjera që dallohen që janë fetare, nuk do të lejohen në shkolla./