E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Arsimit, vendos të ndërhyjë në Fakultetin e Mjekësisë

Ministri i Arsimit i përgjigjet me vonesës kërkesës së bërë muaj më parë nga studentët e fakultetit të mjekësisë. Këta të fundit, nëpërmjet protestave, kanë kërkuar ndryshime në taktikat e zhvillimit të mësimit. Kjo e ka detyruar, numrin 1 të Arsimit Myqerem Tafaj që së bashku me kreun e Shëndetësisë Petrit Vasili të marrin bashkarisht nismën për përmirërsimin e kushteve laboratorike dhe thellim të kërkimit shëndetësor në fakultetin e mjekësisë.

Sipas Tafajt e gjitha kjo për të edukuar që në bankat e shkollës shërbimit ndaj pacientit.
Ndërsa vetë studentët të pranishëm në këtë auditror thanë se 80 përqind e tyre nuk janë dakort për mënyrën se si po zhvillohet kërkimi shkencor. Ata u shprehën se me librat dhe praktikat e kanë të vëshirë të identifikojnë patologjitë dhe në anën tjetër ndihen të pasigurt që në këto kushte, nesër të veshin bluzen e bardhë të mjekut.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›