Ndertimi i fushes se plehrave ne Elbasan

Odiseja e fushës së plehrave në Elbasan është e njohur.
Vend depozitimi i vjetër eshte një mal mbeturinash i kthyer në gangrenë për banorët.
Tashmë pranohet nga të gjithë se çdo ditë ne Elbasan vdes një njeri prej kancerit, ku fusha e mbeturinave luan rol primar.
Qyteti dhe periferitë ndodhen nën efektin e smogut helmues të fushes.
Ekzistojnë dy variante për ndërtimin e një landfilli të ri.
Një është ai i hartuar nga Qarku Elbasan i cili pas shumë studimesh përzgjodhi dampën e metalurgjisë në fshatin Papërr, rreth 15 km larg. Ideja ishte krijimi i një vend depozitimi rajonal që e zgjidh problemin për një shekull.
Varianti i dytë është një studim i bashkisë per dampën e kombinatit energjetik në përbërje të kombinatit metalurgjik në afërsi të Elbasanit.
Dy projektet kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre.
Ndonëse është më me prespektivë, projekti i dampës së Paprrit kushton më shumë për shkak të largësisë.
Së pari nevojitet një rrugë dhe së dyti ka më shumë shpenzime transporti. Kurse varianti i bashkisë kushton sa gjysma e variantit të landfillit të Paprrit.
Bashkia garanton pjesëmarrjen e partneritetit privat dhe fondet e posaçme për këtë qëllim dhe pret vetëm lejen eqeverisë Rama.