Tjeter aksident ne autostraden Levan-Tepelene
Pikerisht ne kryqezimin prane Cakranit ne autostraden Levan –Tepelene ndodhi nje tjeter aksident rrugor, por per fat pa viktima. Ne te njejtin vend dy jave me pare humbi jeten nje nene me femijen e saj. Nje grua i shpetoi per mrekulli perplasjes se makinave.
Një tjetër aksident rrugor ndodhi në autostradën Levan-Tepelenë.
Drejtuesit e mjeteve u plagosen dhe u shkatërrua një kioskë me produkte bujqësore. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e autostradës me rrugën e fshatit Sheq Musalalaj . Një furgon mallrash tentoi të kalojë përmes autostradës për të dalë anën tjetër.
Aty u godit nga autovetura sportive e cila ishte me shpejtësi.
Dy javë më parë një 35 vjecare dhe djali i saj 18 muajsh humbën jetën ne nje aksident pak metra larg ketij kryqëzimi.
Zona problematike e autostradës ndodhet mes fshatrave të komunave Frakull dhe Cakran. Aty ku behet lidhja e rrugëve rrurale më aksin kryesor.
Ne ane te saj, dhjetëra fermerë tregtojnë, pa marre parasysh rrezikun per jeten.