Ministria e Bujqesise 15 miliarde euro ne 89 vite per zonat rurale

Ministria e Bujqësisë ka akorduar rreth 1.5 miliard euro në 89 vite për zhvillimin e zonave rurale. Në konferencën e organizuar nga PNUD, “Partnerë për ndryshim në zonat periferike”, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, u shpreh se qeveria e ka parë me përparësi zhvillimin e këtyre zonave për shkak se 50 për qind e popullsisë jeton atje. Megjithatë, ministri Ruli, pranoi se krahasuar me zonat rurale të botës, vendi ynë është ende mbrapa. Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Francois Begeot, tha se zonat rurale në vend duhen pasur në fokus, me qëllim adaptimin e standardeve europiane. BE ka dhënë 28 milion euro që nga vitit 2008 të cilat kanë shkuar për investime në këtë sektor”, tha Begeot.