E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD thirrje Rames per transparence

Partia Demokratike ka apeluar sërish sot kryesocialistin, Edi Rama, të bëjë transparencën e çmimit të vërtetë të blerjes së vilës së tij.
Në daljen e radhës për mediat, zëdhënësja e selisë blu Laura Vorpsi, i kërkoi kreut të selisë rozë të mos fshihet, por të bëjë publike për mediat faturat reale të blerjes së truallit, pasi sipas saj ka dyshime se paratë e investuara për rezidencën e tij verore janë pastrim i gjovave të vendosura prej tij dhe përfitimeve nga grupet kriminale.
“Rama të mos fshihet por t’i paraqesë mediave faturat e parave që i kanë paguar firmës së ndërtimit. Ka dyshime se në paratë e pallatit pajë, ju keni pastruar faturat e gjobave të vendosura nga ju ndërtuesve të Tiranës ose përfitimet tuaja nga grupet kriminale. Ju s’mund ti fshiheni ligjit. PD ju rikujton se ligji për deklarimin e pasurive kërkon të tregoni vlerën e vërtetë të blerjes së truallit dhe ju se bëni vetëm se keni frikë nga origjina e parave tuaja” tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›